Thellohet kriza Ronaldo-Benitez - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thellohet kriza Ronaldo-Benitez

NULL NULL
15/12/2015
Portugezi është i pakënaqur me kërkesën e fundit të menaxherit pasi i dha fund agjërimit shtatë-mujor të golave nga gjuajta e lirë.

Cristiano Ronaldo kurrsesi nuk po mund ta përmirësojë raportin me Rafa Benitezin.

Raportet thonë se shefi i Real Madridit i ka kërkuar portugezit që t’i nënshtrohet testeve biometrike për të përmirësuar saktësinë nga gjuajtja e lirë.

Javën e shkuar, Ronaldo shënoi golin e parë nga gjuajtja e lirë në më shumë se gjashtë muaj.

Por kërkesa e fundit e Benitezit nuk është pritur aspak mirë nga ai dhe marrëdhënia me trajnerin veç është keqësuar.