The Weeknd emërohet si “Artisti më i njohur në botë” nga Libri i Rekordeve “Guinness” (VIDEO) NULL NULL 22.03.2023 11:10 22.03.2023 11:10 Tanimë edhe zyrtarisht, këngëtari kanadez The Weeknd është artisti më i njohur në botë bazuar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”. The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka sjellë dy rekorde të reja, pasi ka arritur plot 111.4 milionë dëgjues në muaj në platformën Spotify, dhe jo vetëm. E mbani mend hitin e tij “Blinding Lights” të vitit 2020? Do të duhej! Sepse, kjo këngë është më e dëgjuara ndonjëherë në Spotify, e që numëron mbi 3 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, “Blinding Lights” është kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë. Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujorë në Spotify. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Rifillojnë xhirimet për filmin Rust me Baldwin në rolin kryesor, pas vrasjes së kinematografes 2 months