“The Revenant” i Inarritu filmi me regjinë më të mirë NULL NULL 29.02.2016 05:43 29.02.2016 05:43 Filmi i regjisorit meksikan Alejandro G. Iñárritu, “The Revenant”, ka fituar për të dytën herë me radhë, çmimin Oscar për regjinë më të mirë. Iñárritu, ka fituar po të njëjtin cmim edhe vitin e kaluar, në edicionin e 87-të të Oscar, me filmin “Birdman”, ku luan Michael Keaton. Ndërsa, filmi i shumë përfolur “The Revenant”, yll i të cilit është aktori Leonardo DiCaprio, po ashtu i nominuar për kategorinë e aktorit më të mirë, mori çmimin Oscar për regjinë më të mirë në edicionin e 88-të të Akademisë së Filmit. Iñárritu, gjatë fjalimit të pranimit të statujës së artë, ka falënderuar në veçanti DiCaprion të cilit iu referua si “shkëlqimi i filmit”, transmeton Klan Kosova. Po i njëjti regjisor, vitin e kaluar ka marrë tre çmime oscar: për filmin më të mirë, për regjinë më të mirë dhe për skenarin më të mirë origjinal.