Thatanikët rrezikohen më shumë nga çmenduria! NULL NULL 05.07.2018 23:16 05.07.2018 23:16 Njerëzit të cilët janë thatanikë, mund të rrezikohen më shumë nga sëmundja e çmendurisë. Kështu thonë studimet e reja të realizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova. I njohur si obeziteti sarkopenik, që ka një vështrim të dobësimit por një përqindje e lartë e yndyrës së trupit është e lidhur me kujtesën e reduktuar, aftësitë e vetëkontrollit dhe orientimit, thuhet më tej në raport. Një përqindje e lartë e yndyrës trupore mendohet të nxisë rënien njohëse duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtime në enët e gjakut të trurit. Hulumtuesit paralajmërojnë nivele të larta të yndyrës dhe zvogëlimi i masës së muskujve tek njerëzit që duken të shëndetshëm mund të bëhen një shqetësim serioz për shëndetin publik.