Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Zgjedhjet në Kosovë më 11 ose 18 qershor

NULL NULL
11.05.2017 09:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka ftuar përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ në mënyrë që të caktohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Kosovës.

“Duke u bazuar në nenin e 81-të të Kushtetutës, kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe po në përputhje me Kushtetutën e Kosovës që përcakton se me shpërndarjen e Kuvendit zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 45 ditë, kam ftuar këtë takim konsultativ që të diskutojmë për datën e zgjedhjeve”.

“Më saktësisht, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jetë ditë e diel, jo më vonë se 45 ditë dhe më herët se 30 ditë, rrjedhimisht sipas Kushtetutës, data për zgjedhjet e ardhshme janë mundësitë për datat 11 dhe 18 qershor”.

Thaçi në këtë takim konsultativ me partitë politike ka thënë se për caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të merren parasysh të gjithë faktorët, njofton Klan Kosova.

Ai poashtu ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të japin një shembull të mirë me organizimin e tyre.

“Në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët, prandaj sot ju ftoj për një diskutim të hapur se cila datë është optimale për zgjedhje e përgjithshme për t’u siguruar se procesi do të jetë i lirë dhe transparent”.

“KQZ është shprehur e gatshme derisa ne si Kosovë kemi instaluar traditën e zgjedheve të lira dhe fer, duhet të dëshmojmë këtë kulturë politike me një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë”.

“Do t’i drejtohem edhe BE-së që sa më tepër vëzhgues të vijnë në Kosovë dhe të kemi edhe pjesëmarrje të organizatave joqeveritare edhe të mediave në mënyrë që të jetë një proces i besueshëm dhe para së gjithash të ipet një provim i ri, në demokracinë e e Kosovës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.