Thaçi: Walker është heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë NULL NULL 19.01.2020 13:01 19.01.2020 13:01 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker. Gjatë këtij takimi ata kanë evokuar kujtime nga periudha e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klan Kosova. “Heroi i të vërtetës për krimet serbe në Kosovë, ambasadori Walker e ngriti krimin në Reçak në rang të ndërgjegjes botërore”. “Pas Reçakut, diplomacia botërore u angazhua maksimalisht deri në intervenimin ushtarak të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe”. “Gjatë këtij takimi me ambasadorin Walker u theksua edhe domosdoshmëria e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”. “Mikun e madh të Kosovës e falënderova edhe një herë për gjithçka që ka bërë për Kosovën”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë