Thaçi: Unë s’kam fuqi ta bindi Serbinë që ta njohë Kosovën, askush në botë s'mund ta bëjë këtë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Unë s’kam fuqi ta bindi Serbinë që ta njohë Kosovën, askush në botë s’mund ta bëjë këtë

NULL NULL
06/09/2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është shumë me rëndësi që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi në një konflikt të ngrirë, një status-quo që për mua është regres. Dhe në duhet të lëvizim drejt progresit. Është një çështje e ndjeshme. Jam shumë pak optimist për marrëveshje por shoh një dritë në fund të tunelit”, ka thënë Thaçi, në Opinion, përcjell Klan Kosova.

“Jam pak optimist sepse bëhet fjalë për një konflikt mbi njëshekullor. Njerëzit nuk janë mësuar që të ketë marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve. Nuk është e mjaftueshme që të jemi të lirë dhe të pavarur. Qëllimi është BE dhe NATO. Ka të tillë që flasin për kriza, luftëra dhe tragjedi dhe nuk pajtohem me asnjërin prej tyre”, ka thënë Thaçi.

“Kush do të mund ta bindte Serbinë ta njohë Kosovën? Dëgjoj opinione se duhet të ndodhë njohja, por unë nuk kam fuqi ta bindi Serbinë që ta njohë Kosovën. Jam në formë më të mirë të energjisë, nuk jam i lodhur. Atë përpjekje, zotim, vendosmëri nuk e shoh në botë, që dikush mund ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën. Le të më bind dikush dhe unë do t’i duartrokasë dhe do t’i rri mbrapa”./Klan Kosova/