Thaçi: Unë, President i Kosovës NULL NULL 23.04.2015 17:27 23.04.2015 17:27 Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” në edicionin e sotëm ka shkruar se zëvendëskryeministri Thaçi do të bëhet president, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës PDK-LDK. Në një intervistë për këtë të përditshme, Thaçi ka paralajmëruar se sipas kësaj marrëveshjeje, ai do të bëhet President i Kosovës. “Sipas kësaj marrëveshjeje, unë do të bëhem President i Kosovës pasi që Presidentja aktuale ta përfundojë mandatin”, ka thënë Thaçi për FR. Më pas, sipas gazetës kryediplomati kosovar do të prezantojë Kosovën si president në arenën ndërkombëtare. Thaçi ka folur edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Serbia duhet të shkëputët nga e kaluara e Millosheviqit dhe të shkoj kah e ardhmja. Kjo e përditshme ka shkruar se edhe më tutje Serbinë është duke e përcjellë mallkimi i së kaluarës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025