Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Planifikojmë që në vjeshtë t’i kyçim në sistemin e ngrohjes 43 objekte kolektive

NULL NULL
08.04.2026 10:27

Kryetari i Komunës së Obliqit, Halil Thaçi në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova tha se projekti për ngrohjen qendrore po përfundon fazën e dytë të saj.

Thaçi deklaroi se në fazën tjetër të këtij projekti pritet të kyçet edhe termocentrali Kosova B, raporton KlanKosova.tv.

“Është nder i veçantë t’i shërbesh qytetarëve të Obiliqit, ne kemi filluar punën dhe po vazhdojmë të punojmë. Natyrisht se me ngrohjen e motit do të fillojnë edhe punë të tjera, projekti i koogjenerimit nuk është ndalur dhe ka vazhduar tërë kohën edhe gjatë sezonës së dimrit të punohet në terren. Është ngrohja qendrore e qytetit që tashmë po përfundon faza e dytë, natyrisht se në fazën tjetër presim ta kyçim edhe termocentralin Kosova B dhe të presim që vjeshta veç të finalizohet”, tha ai.

Kryetari i Obiliqit potencoi se deri në vjeshtë pritet të kyçen në sistemin e ngrohjes 43 objekte të kësaj komune.

“Sigurisht që planifikojmë që në vjeshtë t’i kyçim në sistemin e ngrohjes 43 objekte kolektive. Kemi dy faza përpara për t’i punuar dhe po shpresojmë dhe kemi edhe zotime nga Ministria e Ekonomisë dhe njëkohësisht nga Qeveria për mbështetje sepse ky është një projekt i madh për një komunë të vogël siç është komuna e Obiliqit me buxhetin e saj”, shtoi tutje ai.

Detaje të tjera mund t’i ndiqni në video.

lajme të ngjashme