Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi për Kurtin: Po sillet si njeri i paligjshëm – ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit

NULL NULL
25.05.2020 13:49

Presidenti Thaçi, ka qenë i ashpër në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, siç tha ai se Kurti po sillet si njeri i jashtëligjshëm, derisa shtoi se ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve kushtetuese që ka bërë.

Mirëpo Thaçi tha se duhet durim dhe punë si dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë ditë në vijim, njofton Klan Kosova

“Ne duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare, si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion”, tha ai.

Presidenti Thaçi këto komente i bëri gjatë vizitë në nderim të shqiptarëve të vrarë në Burgun e Dubravës nga regjimi serb 21 vjet më parë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.