Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi për Alois Mock: Ishte zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës

NULL NULL
01.06.2017 18:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvendës-kancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock, njofton Klan Kosova.

“Gjatë viteve të 90-ta, ai u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës. Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Parimi i tij i Politikës së Jashtme ishte largpamës për kohën, ai nuk mund të ishte neutral ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Angazhimi i tij për lirinë e Kosovës u shndërrua më vonë në platformë evropiane, ndërkombëtare. I përjetshëm kujtimi për të”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.