Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi pas takimit me Hotin: Me Serbinë njohje reciproke, dialogu të mos zbres në nivel teknik

NULL NULL
24.07.2020 09:56

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur pas takimit që ka realizuar me kryministrin Avdullah Hoti, njofton Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se diskutuan për dialogun që zhvillohet me Serbinë duke shtuar se e përshëndet emërimin e Skënder Hysenit si koordinator i Kosoës në dialog.

“Është me interes që të ndodhë ky dialog, sepse vetëm me dialog, takime dhe fqinjësi të mirë, Kosova mund të lëviz drejt perspektivës evropiane. Por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë identitetin tonë”.

“Nga ky proces duhet të ketë njohje reciproke dhe se nuk duhet të lejohet që ai të shkojë në dialog teknik”.

“Duhet të kemi një pikë të diskutimit dhe pastaj vijnë çështjet tjera  dhe duhet të sqarojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sepse raporti i Kosovës dhe Serbisë është kryekëput politik dhe jo teknik”.

“Sepse raporti i Kosovës dhe Serbisë është kryekëput politik dhe jo teknik. Në nivel teknik nënkupton status kuot dhe respektim ia agjendës së Serbisë në anën tjetër ne do të shikojmë interesat e shtetit tonë ,interesat e shoqërisë sonë, të sotmen dhe të ardhmen tonë të një fqinjësie të mirë ndërshtetërore pra duhet të ndodh njohja reciproke, respektimi i plotë i integritetit territorial të dyja shteteve”.

“E ritheksoj, jam i bindur se pavarësisht se ku ndodhë dialogu në këtë apo atë qytet, aty ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jam skeptik që mund të ndodhë njohja reciproke apo e di saktësisht që nuk ndodhë prandaj jetike për ne është që në tavolinë dhe në procesin e dialogut të jetë ShBA-ja”.

Thaçi pos dialogut deklaroi se kanë biseduar edhe për menaxhimin dhe kalimit të situatës me Covid-19 që është shkaktuar në vend.

“Duhet të ketë bashkëpunim ndërinstitucional që të kemi sukses në temat që janë në interes të vendin dhe qytetarët e Kosovës. Diskutuam për çështjen si ta tejkalojmë sa më mirë, sa më lehtë dhe më shpejtë situatën me Covid-19”.

“Të gjithë duhet të respektojmë rekomandimet e ekspertëve për të tejkaluar këtë fazë”.

“Pos kësaj diskutuam edhe për çështjet e zhvillimit ekonomik për pakon ekonomike që ka filluar të implementohet”, tha Thaçi para mediave pas takimit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.