Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem atë s’ma merr askush! (VIDEO) NULL NULL 17.02.2026 17:19 17.02.2026 17:19 Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Hagë duke u gjykuar për më shumë se pesë vjet me shokët e tij, i tha disa fjalë emocionuese përmes një telefonate të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare zbuloi se Thaçi i tha: “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush”. Përmes kësaj telefonate prekëse, Rama e uroi Thaçin për Pavarësi, i çoi të fala shokëve, dhe po ashtu i tregoi se e do fortë. “Vëllai im të dua shumë, më vjen keq që nuk mund të bëj dot më shumë, të përqafoj dhe të fala shokëve”, tha Rama./Klankosova.tv