Thaçi në Sarajevë: Pajtimi, miqësia dhe integrimi janë e ardhmja e rajonit NULL NULL 29.05.2016 18:25 29.05.2016 18:25 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që po merr pjesë në Samitin e Brdo-Brionit në Sarajevë, ka thënë se e ardhmja e vendeve ballkanike është bashkëpunimi i ndërsjellë dhe rruga e integrimit, njofton Klan Kosova. “Dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia dhe bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë. Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë dhe do të punojmë së bashku, që sa më parë të bëhemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së”, ka deklaruar Thaçi. Thaçi pohoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm edhe për përballimin e kërcënimeve ndaj rajonit. “Për këto u pajtuam sot në Sarajevë, në kuadër të Samitit Brdo-Brioni, ne liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”. “Sarajeva është vend i duhur të kujtojmë se çfarë dhembje dhe shkatërrimi sjellin armiqësitë, dhuna, radikalizmi dhe ekstremizmi i çfarëdo lloji. Prandaj, duhet të ndërtojmë një të ardhme të re, në të cilën të gjithë do të jetojmë në prosperitet dhe dinjitet”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 12 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë