Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi, në Grackë, dënon vrasjen e serbëve para 17 vjetësh (VIDEO)

NULL NULL
20.07.2016 20:59

Hashim Thaci shkoi në Grackë të Vjetër të Lipjanit, për të nderuar 14 serbët e vrarë këtu, 17 vjet më parë, pranë lapidarit të të cilëve vendosi edhe lule, gjë që nuk e kishte bërë që po kaq kohë.

Me këtë rast, shefi i shtetit dënoi krimin e rëndë që kishte ndodhur këtu, pak javë pas përfundimit të luftës.

Asnjë serb nuk u pa ta ketë pritur Thacin, në Grackë. Zhivojin Shqekiq tha se nuk do të ishte i sigurt nëse banorët do ta takonin presidentit, sikur ta dinin që do të vinte.

Por, kur kanë folur për mediet serbe, banorët kanë thënë se e kanë ditur që Thaci do të vinte te memoriali i viktimave.

Kryetari i Grackës Zoran Qirkoviq ka thënë se një këshilltar i Thacit ka tentuar, një natë më parë, rreth dy orë, të bind atë dhe banorët tjerë ta presin mysfirin, kur ai të vinte këtu, një ditë më vonë.

Por, sipas tij, të gjitha familjet kanë refuzuar, bashkë me të. Arsyetimi i dhënë ka qenë se nuk ishte momenti i duhur për këtë vizitë dhe se realizimi i saj do të acaronte edhe më tepër banorët e këtushëm.

E vecanta e kësaj vizite është se Thaci u përkul para një pllake përkujtimore që përmban fjali të rënda. të vrarët e 23 korriku 1999 këtu duhen quhen “viktima të terrorit shqiptar”, por edhe “viktima të agresionit të NATO-s”.

Me vizitën e Thacin nuk u shfaq i kënaqur as një shqiptar i këtij fshati. Pavarësisht mospritjes së presidentit, serbët dhe shqiptarët që jetojnë në Grackë, po i ruajnë raportet e mira mes vete.

Kronikë e Merita Nezirit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.