Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi nderon serbët e vrarë në Hoçë të Madhe të Rahovecit (FOTO)

NULL NULL
12.12.2016 11:53

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka  nderuar 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit gjatë viteve 1998-2000, njofton Klan Kosova .

“Sot sapo vumë lule në këtë pllakë përkujtimore për 84 qytetarë serb të  Kosovës,  jemi sot këtu për të kujtuar dhe lutur për viktimat gjatë dhe pas luftës pa dallim nacionaliteti”.

Thaçi theksoi më tutje  se familjarët e të  pagjeturve janë shembull për të gjithë të tjerët dhe  “duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit tonë dhe se duhet që njëherë e përgjithmonë ta përfundojmë agoninë e familjarëve”.

“Nga familjarët e pagjeturve dhe takimet që  kemi zhvilluar me ta mesojmë se dhimbja është e njëjtë  për të gjithë, për secilin prind, për secilën familje, për secilin komunitet”.

“Për të vërtetën dhe pajtimin,  për të vërtetën kërkohet sakrificë dhe kërkoj që të gjithë që të ngriten mbi vetveten mbi përkatësinë nacioanale në shërbim të demokracisë, në shërbim të së ardhmes, në shërbim të europianizimit të Kosovës dhe shoqërisë multietnike, në emër dhe shërbim të së ardhmes euroatlantike dhe eurpoiane të Kosovës”.

“Duhet të zbardhet  fati i të pagjeturve, të ngadhënjejë drejtësia e të ndodh pajtimi. Kosova nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës së errët por me mirëbesim dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen të gjithë pa dallim, ky është misioni ynë, vizioni ynë që të punojmë të gjithë pa asnjë dallim, qoftë politik, qoftë etnik, qoftë të besimit”, ka thënë ai.

Gjatë muajit korrik, kryetari i shtetit  pati vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës  në fshatin Grackë të Lipjanit, vizitë kjo që pati nxitur reagime të mëdha, njofton Klan Kosova.

downloadasfdasfsdfsdf

downloaddadasd

downloaddsds

thaci

lajme të ngjashme