Thaçi: Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e dy qytetarëve si pasojë e COVID-19 NULL NULL 06.04.2020 11:51 06.04.2020 11:51 “Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”. Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për vdekjen e dy qytetarëve si pasojë e COVID-19. Ai iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tyre, njofton Klan Kosova. “Beteja kundër pandemisë nuk ka përfunduar. Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe vazhdoni të qëndroni në shtëpitë tuaja. Ruani veten dhe familjet tuaja. Kështu e ndihmoni edhe personelin shëndetësor”. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë klankosova.tv