Thaçi: Me angazhimin e SHBA-vë në rajon, gjërat po lëvizin në drejtim të duhur NULL NULL 14.02.2020 11:48 14.02.2020 11:48 "Ne duhet të orientohemi nga e ardhmja dhe mos të mbesim viktimë e së kaluarës”. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se me angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, gjërat po lëvizin në drejtim të duhur. Kështu ka thënë ai pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Munih të Gjermanisë, njofton Klan Kosova. “Vlerësoj se nënshkrimi i marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e një rëndësie të veçantë për aspektin ekonomik të Kosovës”. “Kjo marrëveshje do të ndikojë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës. Ajo çfarë i duhet Kosovës është ekonomia, progresi dhe paqja”. “Ne si Kosovë duhet ta vlerësojmë lartë lidershipin e presidentit amerikan Donald Trump dhe angazhimin e ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell, në këto procese që po ruajnë fokusin për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”. “Pres që në një të ardhme të afërt të ketë hapa të mëtutjeshëm të rëndësishëm që mund të qojnë në një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”. “Me dinamizmin e këtij procesi të udhëhequr nga SHBA-të, gjërat po lëvizin në drejtim të duhur. Nuk është e lehtë, por shpresoj dhe besoj se mund të ndodh. Ne duhet të orientohemi nga e ardhmja dhe mos të mbesim viktimë e së kaluarës”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025