Thaçi mban fjalim në samitin e SEECP-së në Sofje NULL NULL 01.06.2016 08:50 01.06.2016 08:50 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të zhvillojë punimet sot në Sofje të Bullgarisë. Me këtë rast, Thaçi do të mbajë një fjalë në sesionin plenar të Samitit të titulluar “SEECP – çelës i bashkëpunimit rajonal për 20 vite” dhe do të përqendrohet në bashkëpunimin rajonal, fqinjësinë e mirë dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian. Në mesin e pjesëmarrësve në këtë takim ku nikoqir do të jetë presidenti bullgar, Rosen Plevneliev, do të jenë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, ai i Molldavisë, Nicolae Timofti, kreu i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq si dhe kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Samiti do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për media nga “Trojka” e SEECP-së – Shqipëria, Bullgaria e Kroacia, pas së cilës Presidenca e radhës e këtij forumi për periudhën qershor 2016-2017 do t’i kalojë Kroacisë. Gjithashtu, atje kryetari i Kosovës do të pritet për një takim bilateral nga homologu i tij bullgar, Rosen Plevneliev, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mustafa, VV-së: Kthehuni në kornizën kushtetuese - ta tejkalojmë cirkun politik 2 minuta më parë