Thaçi: Masakra e Dubravës është shembulli tipik i spastrimit etnik në Kosovë NULL NULL 23.05.2020 12:43 23.05.2020 12:43 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 vjetësh forcat policore dhe ushtarake serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur. Sipas tij, kjo masakër është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare, njofton Klan Kosova. “Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook: Këto ditë po përkujtohet masakra e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 viteve forcat policore dhe ushtarake serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur. Masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare. Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë