Thaçi: Kurti një shkelës i rëndë i Kushtetutës NULL NULL 07.04.2020 00:19 07.04.2020 00:19 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për krizën politike në Kosovë, përmes një interviste në Top Channel. Sipas Thaçit, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komiteit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”, tha Thaçi. “Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025