Thaçi kujton medaljen e artë të Kosovës në Rio dhe momentin kur presidenti serb u largua nga tribunat

Thaçi kujton medaljen e artë të Kosovës në Rio dhe momentin kur presidenti serb u largua nga tribunat

2 muaj më parë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kujtuar medaljen e artë të xhudistes, Majlinda Kelmendi, e fituar katër vjet më parë në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit.

Ai mes tjerash ka shkruar se pas suksesit të Majlindës dhe parakalimit të sportistëve tanë atje, presidenti i Serbisë ishte larguar nga tribunat në shenjë proteste, transmeton Klan Kosova.

“Besoj çdo kush në botë do të ketë dëgjuar ose shikuar, siç më kishte ndodhur mua si fëmijë, për stadiumin “Marakana” në Rio. Aty ku shkëlqenin me krenari yjet e futbollit brazilian, Pelle, Ronaldo, etj.”.

“Saktësisht katër vjet më parë, si president i shtetit më të ri në botë u gjenda në tribunat e këtij gjigandi sportiv. Ëndrra kosovare po bëhej realitet. Ekipi sportiv i Kosovës po parakalonte me flamurin e ngritur lart”.

“Presidenti i Serbisë në shenjë proteste braktisi tribunat. Derisa ekipi ynë hidhte hapat e parë në historinë e lojërave olimpike botërore isha plotë emocion dhe krenari”.

“Edhe sot dhe përgjithmonë i kujtoj ato ditë të veçanta betejash të Majlindës”.

“Ishte mbresëlënës talenti dhe besimi në fitore. Fitorja e Medaljes së Artë nga Majlinda në Rio 2016, shënoi suksesin emblematik për sportin kosovar në arenën botërore. Këtë e bëjnë njerëz të veçantë, të punës dhe besimit në sukses. Krenar me ju!”

“Majlindë ty dhe Dritonin ka kohë që nuk iu kam takuar. Pres me padurim të flasim për dëshpërimin e Londrës 2012, lotët e gëzimit dhe krenarisë në Rio 2016 dhe planet tuaja të ardhshme për sukseset e reja”, ka shkruar Thaçi, ku ka postuar edhe videon e momentit të parakalimit të ekipit të sportistëve të Kosovës.

#MajlindaeArte🥇 #Kosova🇽🇰 #Rio2016🇧🇷Besoj çdo kush në botë do të ketë dëgjuar ose shikuar, siç më kishte ndodhur mua si fëmijë, për stadiumin "Marakana" në Rio. Aty ku shkëlqenin me krenari yjet e futbollit brazilian, Pelle, Ronaldo, etj.Saktësisht katër vjet më parë, si president i shtetit më të ri në botë u gjenda në tribunat e këtij gjigandi sportiv. Ëndrra kosovare po bëhej realitet. Ekipi sportiv i Kosovës po parakalonte me flamurin e ngritur lart.Presidenti i Serbisë në shenjë proteste braktisi tribunat. Derisa ekipi ynë hidhte hapat e parë në historinë e lojërave olimpike botërore isha plotë emocion dhe krenari.Edhe sot dhe përgjithmonë i kujtoj ato ditë të veçanta betejash të Majlindës. Ishte mbresëlënës talenti dhe besimi në fitore. Fitorja e Medaljes së Artë nga Majlinda në Rio 2016, shënoi suksesin emblematik për sportin kosovar në arenën botërore. Këtë e bëjnë njerëz të veçantë, të punës dhe besimit në sukses. Krenar me ju!Majlindë ty dhe Dritonin ka kohë që nuk iu kam takuar. Pres me padurim të flasim për dëshpërimin e Londrës 2012, lotët e gëzimit dhe krenarisë në Rio 2016 dhe planet tuaja të ardhshme për sukseset e reja. HTH

Publiée par Hashim Thaçi sur Vendredi 7 août 2020