Thaçi kritikon Kurtin: E mbyllë Kosovën nga Shqipëria – i heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë NULL NULL 01.06.2020 18:58 01.06.2020 18:58 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon të adresojë kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Thaçi kësaj radhe kritika pati për Kurtin pasi ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19, njofton Klan Kosova Thaçi tha se Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë për të hyrë kushdo pa asnjë procedurë si në bahçe të babës dhe se kështu ka keqpërdorur Policinë e Kosovës. Madje, ai këto veprime i quan si shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar e kryeministrit. Ky është postimi i plotë i Thaçit: Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave. Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë. Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025