Thaçi: Kosova ndan dhimbjen me Turqinë, e gatshme të dërgojë ekipet emergjente pas tërmetit NULL NULL 24.01.2020 22:08 24.01.2020 22:08 Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë që t’i del në ndihmë popullit turk pas tërmetit tragjik që goditi qytetin Elazig. Ai përmes një postimi në Tëitter duke shkruar se Kosova ndan dhimbjen me popullin dhe qeverinë turke, tha se mund t’i dërgojë menjëherë ekipet emergjente kosovare drejt Turqisë, njofton Klan. “Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve të tërmetit që goditi Elazigun. Kosova është e gatshme të dërgojë menjëherë ekipet emergjente, duke qëndruar pranë njerëzve dhe qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë