Thaçi: Edhe në humbje dhe fitore jeni heronjtë tanë NULL NULL 14.11.2019 22:46 14.11.2019 22:46 Pas humbjes së Kosovës në futboll në ndeshjen kundër Çekisë, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se futbollistët e Kombëtares janë heronjtë e Kosovës. Ai ka ndjekur lojën nga afër në Plezn të Çekisë dhe ka bërë disa postime radhazi për t’i uruar fat Kosovës, njofton Klan Kosova. Edhe pas humbjes Thaçi tha: “Në humbje dhe fitore, me apo pa pikë, të kualifikuar apo jo, ju na keni dhënë shumë emocione, shumë krenari. Jeni heronjtë tanë. Jeni shpresa jonë! HTH”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.