Thaçi do qëndrojë në Kosovë dy ditë, nëse respektohen masat e sigurisë (VIDEO) NULL NULL 21.03.2025 12:21 21.03.2025 12:21 Ish-presidentit Hashim Thaçi i është lejuar një vizitë dyditore në Kosovë nga Dhomat e Specializuara. Klan Kosova ka mësuar se kjo vizitë është e kushtëzuar me respektimin e masave të rrepta të sigurisë, të mbikëqyrura nga Eulex-i. Gjatë qëndrimit të tij, Thaçi do të jetë i akomoduar në selinë e Eulex-it në Prishtinë, ku do të ketë mundësinë të takohet me familjarët. Lëvizjet e tij do të jenë të kufizuara dhe të shoqëruara nga forcat ndërkombëtare të sigurisë.