Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Bullgaria, shembull se si ndërtohet e ardhmja në paqe

NULL NULL
01.06.2016 18:47

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në samitin e SEECP-së në Bullgari.

Ai ka thënë se “Bullgaria është shembull për rajonin se si ndërtohet e ardhmja në paqe, duke nxjerrë mësime nga e kaluara”.

“Nga një vend i mbyllur prapa perdes së hekurt, shumë shpejt është kthyer në një shtet që promovon partneritetin dhe integrimin, kurse sot po e ndihmon edhe rajonin në rrugëtimin drejt BE-së” ka thënë Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se si njëra prej vendeve të para që ka njohur Kosovën, Bullgaria është përkrahëse e madhe e jona në skenën ndërkombëtare.

“Do të kërkojmë rrugë që bashkëpunimin e shkëlqyer që e kemi në rrafshin diplomatik ta zgjerojmë edhe në atë ekonomik dhe ushtarak”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.