Teuta Kurti zbulon se do të realizojë koncert madhështor në vitin 2026 (VIDEO) NULL NULL 30.11.2025 12:23 30.11.2025 12:23 Si çdo të diel edhe sot “Shija e Anës” ju sjell vetëm personazhe pozitive. E tillë ishte edhe e ftuara e sotshme, mezzosopranoja, këngëtarja Teuta Kurti. Këndoi e këndoi, këngë të vjetra shqipe, e cila na shkriu me zërin e saj të bukur, duke na zbuluar kështu disa risi. Ajo tregoi ndër të tjerash që është tejet e angazhuar me koncerte të ndryshme në vend e jashtë vendit me Filharmoninë e Kosovës. Artistja u pyet se kur do të vijë me koncert, pasi publikut po i mungon… Ajo u përgjigj që gjatë viti 2026 do të vijë me një koncert madhështor.