Teuta Krasniqi ua uron Ramazanin NULL NULL 17.06.2015 22:46 17.06.2015 22:46 Aktorja kosovare, e përfolur mjaftë shumë për ndarjen nga këngëtari Bolero, ka gjetur kohë që në instagramin e saj, ta bëjë një urim për besimtarët myslimanë. Besimtarët e fesë islame Teuta Krasniqi i ka uruar për fillimin e muajit të Ramazanit. Në mesin e shumë urimeve nga personalitete politike, edhe Teuta nga fusha e artit uroi për fillimin e muajit të agjërimit. “Miq të dashur, me fat muaji i shenjtë i Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë, si dhe qetësi e rehati shpirtërore”, ka shkruar aktorja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.