Tetëvjeçari nga Kosova pranon ftesë nga Akademia e Barcelonës NULL NULL 12.08.2023 13:49 12.08.2023 13:49 Ari Sadrija, pas disa vitesh mund të jetë një emër i madh i futbollit evropian. Me paraqitjen e tij, ai ka zgjuar interesim të madh tek një gjigand. Talenti nga Kosova ka marrë ftesë nga Akademia e Barcelonës, për t’u bërë pjesë e saj, e cila zhvilloi aktivitetet e saj për disa ditë tek shteti helvetik. Aktualisht, tetëvjeçari luan për ekipin zviceran FC Lausen Schwarz. Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga babai i tij, Blerim Sadrija. Ari Sadrija, u pajis edhe me certifikatë nga “blaugranat”.