Tetëdhjetë vjet pas vdekjes, pllakosen 54 ballistët dëshmorë në Viti (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 02.09.2023 20:28 nga Agnesa Sahiti 02.09.2023 20:28 Gati 80 vjet pas vdekjes, emrat e tyre zunë vend në qendër të qytetit. 54 dëshmorë ballistë të zonës së Karadakut, u jetësuan në një pllakë përkujtimore të shtunën në Viti, raporton Klan Kosova. Kjo iniciativë po thuhet se u realizua pas shumë përpjekjeve, e përkrahja mungoi sidomos nga niveli qendror. “Ftoj qeverinë e Republikës së Kosovës të bëjë më shumë për këta dëshmorë, të rivarrosen te varrezat e dëshmorëve, sepse këta janë të varrosur nëpër plepa e ara”, deklaroi Nexhat Shaqiri, Kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat në Viti. E kontributi i ushtarëve që qëllim e kishin bashkimin e trojeve shqiptare, po thuhet që nuk duhet harruar. Bile periudha e luftëtarëve për Shqipërinë Etnike po kërkohet që të rregullohet me ligj, njashtu si lufta e UÇK-së. Falënderues për përkujtimin e së shtunës shprehen familjarët. /Klankosova.tv