Tetë vende të BE-së bëjnë thirrje për sanksione për vdekjen e Navalnyt NULL NULL 28.02.2024 20:32 28.02.2024 20:32 Bashkimi Evropian. Foto: Arkiv Tetë vende të BE-së kanë kërkuar sanksione ndaj prokurorëve, gjykatave dhe zyrtarëve të burgjeve të Rusisë për vdekjen e Alexei Navalny. Letra dërguar përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borrell dhe Reuters ka raportuar se është nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Republikës Çeke, Estonisë, Finlandës, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Suedisë dhe Rumanisë. Por, zyrtarët thanë se ajo u mbështet gjithashtu nga Holanda, Franca, Irlanda dhe Danimarka, duke sjellë mbështetje totale në 12 vende. “Vdekja e Navalnyt është një tjetër shenjë e represionit të përshpejtuar dhe sistematik në Rusi. Kjo kërkon veprim kolektiv,” thuhej në letrën e ministrave të jashtëm.