Tetë ushtarë izraelitë të vrarë nga shpërthimi në Gaza NULL NULL 15.06.2024 18:10 15.06.2024 18:10 Tetë ushtarë izraelitë u vranë në Gazën jugore të shtunën. Mediat izraelite raportuan se ushtarët vdiqën në qytetin kufitar Rafah kur automjeti i blinduar në të cilin ndodheshin ata u godit nga një bombë. Ushtria izraelite po heton nëse automjeti është goditur nga një bombë e vendosur para kohe apo është goditur nga operativët e Hamasit që iu afruan automjetit me një mjet shpërthyes. Familjet e ushtarëve të tjerë janë informuar dhe emrat e tyre do të publikohen më vonë, sipas mediave izraelite. Ndryshe, më shumë se 37,000 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori në ofensivën izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gaza, shkruan The Telegraph, transmeton Klankosova.tv