Tetë të vdekur pasi shirat e dendur e stuhia godasin Brazilin NULL NULL 13.10.2024 09:44 13.10.2024 09:44 Brazili në muajt e fundit ka përjetuar thatësirën më të keqe që nga fillimi i regjistrimeve, të cilat, sipas ekspertëve, janë të lidhura me ndryshimet klimatike © Miguel SCHINCARIOL / AFP Të paktën tetë persona vdiqën pas shirave të dendur e stuhisë në Brazil, thanë autoritetet të shtunën. Kjo gjendje erdhi pas një thatësire të madhe që nxiti një valë rekord zjarresh. Brazili qendror dhe juglindor janë goditur që nga e premtja nga erërat që arrijnë shpejtësinë 100 kilometra në orë dhe deri në 10 centimetra reshje ditore, sipas Institutit Kombëtar të Meteorologjisë, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv. Shtatë njerëz vdiqën në Sao Paulo, shteti më i populluar i Brazilit, kryesisht për shkak të rënies së pemëve dhe mureve të rrëzuara nga erërat e dhunshme dhe shiu, sipas mbrojtjes civile të shtetit. Firma energjetike Enel tha se rreth 1.6 milion shtëpi dhe biznese ishin ende pa energji elektrike, transmeton Klankosova.tv.