Tetë të vdekur pas tentativës për kalimin e Kanalit – thotë policia franceze NULL NULL 15.09.2024 10:23 15.09.2024 10:23 Foto arkivore që tregon një varkë me emigrantë në bord duke kaluar Kanalin vitin e kaluar Tetë persona kanë vdekur gjatë natës teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin nga Franca në Angli, tha policia franceze. Shërbimet e shpëtimit u alarmuan pasi anija u fut në vështirësi në ujërat në veri të Boulogne-sur-mer pas orës 01:00 me kohën lokale. “Disa emigrantë humbën jetën”, tha prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Incidenti vjen më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u përmbyt në brigjet franceze.