Tetë të vdekur me Covid-19 sot në Kosovë, arrin në 94 numri total NULL NULL 09.07.2020 23:41 09.07.2020 23:41 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 207 raste të reja me Covid-19. Ndërsa numri i rasteve të vdekjeve me Covid-19 për sot është tetë, njofton Klan Kosova. Ky institut ka njoftuar se mbrëmë kanë qenë 86 raste të vdekjes. Ndërsa sot janë 94 raste të vdekjes. “Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”. Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të IKSHPK-së: klankosova.tv