Tetë të vdekur dhe 181 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë NULL NULL 28.12.2020 15:05 28.12.2020 15:05 PALERMO, ITALY - NOVEMBER 18: ICU health care personnel take away a deceased patient on November 18, 2020 in Palermo, Italy. The Italian government has created a subdivision of the country into three different risk areas, yellow, orange and red, based on the Rt index (contagion indicator) in each region; the government has also increased the number of beds and health personnel in intensive care units due to the second wave of the Covid-19 pandemic. (Photo by Lorenzo Palizzolo/Getty Images) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të kaluara janë 181 raste të reja me COVID-19. IKSHPK bën me dije se janë numri i të shëruarve i ka tejkaluar numrin e të infektuarve sot. Janë 407 të shëruar gjatë një dite. Në njoftimin e Institutit thuhet se tetë raste kanë përfunduar me fatalitet. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 407 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.969 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.515”.