Tetë persona – përfshirë një trevjeçar, vriten gjatë natës nga sulmet ruse në Ukrainë NULL NULL 28.04.2023 07:38 28.04.2023 07:38 Rusia ka lëshua një numër të madh raketash lundrimi në Kiev dhe pjesë të tjera të Ukrainës herët të premten, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke goditur një ndërtesë banimi në Ukrainën qendrore, thanë zyrtarët. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan rreth kryeqytetit në sulmin e parë kundër qytetit në gati dy muaj dhe forcat ajrore të Ukrainës kapën 11 raketa lundrimi dhe dy mjete ajrore pa pilot mbi Kiev, sipas Administratës së Qytetit të Kievit. Një grua e re dhe fëmija i saj 3-vjeçar u vranë në qytetin lindor të Dnipro në një sulm tjetër, sipas kryebashkiakut të qytetit Borys Filatov. Ai tha se më shumë detaje do të jepen më vonë. Gjashtë persona të tjerë u vranë në një sulm me raketa lundrimi në një ndërtesë banimi të lartë në qytetin Uman, në rajonin qendror Cherkasy, tha guvernatori Ihor Taburets. “Sipas informacioneve për momentin, raketat ruse morën jetën e 3 personave. 8 të tjerë janë të lënduar”, ka shkruar Taburets. Ndërsa Rusia bombardonte rregullisht qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës dimrin e kaluar, sulmet masive janë bërë më pak të zakonshme muajt e fundit, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv. Shumica e luftimeve tani janë në lindje për kontrollin e rajonit industrial Donbass, në veçanti të qytetit të Bakhmut, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE 19/04/2023