Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Testohet pilula kontraceptive që përdoret vetëm një herë në muaj

NULL NULL
05.12.2019 16:45

Studiuesit kanë zhvilluar një tabletë kontraceptive që përdore në mënyrë orale një herë në muaj, për të cilën thonë se do t’u ofrojë grave më shumë zgjedhje dhe kontroll mbi mundësitë e planifikimit të shtatzënisë.

Pasi të gëlltitet, pilula mbetet në stomak për javë të tëra, duke lëshuar ngadalë hormonet për të parandaluar shtatzëninë.

Dizajnimi i pilulës është krijuar posaçërisht për t’i rezistuar sulmit të menjëhershëm nga acidi i stomakut.

Një ekip amerikan, i financuar nga fondacioni i Bill dhe Melinda Gates, e ka testuar atë në derra dhe shpreson që testimet tek njerëzit të fillojnë brenda disa viteve.

Studiuesit thonë se pilula e re do të ishte një opsion i mirë për gratë që duan të marrin një tabletë për kontrollin e lindjes dhe janë të shqetësuara se mund të harrojnë përdorimin e dozës ditore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.