Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Testi i ri i gjakut që mund të shpëtojë mijëra jetë

NULL NULL
15.06.2017 15:00

Një test i ri i cili po quhet ”testuesi i mençur i gjakut” që po zbulon kancerin e prostatës agresive nga një mostër gjaku, mund të shpëtojë mijëra jetë.

Ajo mund të tregojë kur një tumor është një lloj që mund të përhapet shpejt në trup, sugjeron hulumtimi, transmeton Klan Kosova.

Testi identifikon pacientët e kancerit të prostatës me forma agresive të sëmundjes, rreziku i vdekjes së të cilit është dhjetë herë më i lartë sesa meshkujt me tumore relativisht të padëmshme në rritje të ngadaltë.

Kjo i lejon mjekët të personalizojnë trajtimet që i janë dhënë individit në një fazë të hershme, thonë shkencëtarët në Universitetin Mbretëror Mary të Londrës, transmeton Klan Kosova.

Testi është një nga të parat në një sërë ‘biopsie të lëngshme’ që ekspertët besojnë se do të revolucionarizojnë trajtimin e kancerit

lajme të ngjashme