Testet përsëri në rrjete sociale, përjashtohen 15 nxënës (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 27.08.2022 20:21 nga Qendresa Bellagoshi 27.08.2022 20:21 Të paktën 15 nxënës janë përjashtuar nga Provimi i Maturës Shtetërore, për shkak që u identifikuan që janë duke kopjuar përmes rrjeteve sociale. Shefi i Divizionit të Vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, deklaroi se të njëjtit janë vërejtur nga qendra dhe është kontaktuar komisionin për ti larguar. Gjatë mbajtjes së testit, disa fotografi janë shpërndarë e përmes tyre janë marrë edhe përgjigjet nga ana e maturantëve. Përvec këtyre, procesi po vlerësohet se shkoi mirë, derisa rezultatet më së largu publikohen me 7 shtator.