“Testamenti” vjen të enjten në Galerinë Qahili NULL NULL 24.03.2025 14:44 24.03.2025 14:44 Në Galerinë Qahili, të enjten më 27 mars nga ora 19:00 bëhet hapja e ekspozitës “Testament” një dëshmi e fuqishme e identitetit, rezistencës dhe suksesit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë Duke bërë gërshetimin e të kaluarës me të tashmen, ekspozita “Testament” sjell në dritë rrëfimet dhe portretet e 20 profesionistëve nga këto komunitete, të cilët përmes talentit, punës dhe përkushtimit të tyre, kanë sfiduar dhe vazhdojnë të sfidojnë stereotipe, paragjykime dhe të kontribuojnë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Kjo ekspozitë është një thirrje për reflektim dhe ndërdijesim, një dëshmi e guximit për të qëndruar “VERTIKALISHT”, siç theksohet edhe në mesazhin e saj qendror. Pjesëmarrja e publikut në këtë ekspozitë është një vlerësim i përpjekjeve të përbashkëta për të theksuar rëndësinë e diversitetit dhe barazisë në shoqërinë tone, transmeton Klankosova.tv.