Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Testamenti” hapet sonte në Galerinë Qahili

NULL NULL
27.03.2025 08:40

Në Galerinë Qahili sonte do të hapet ekspozita “Testament” – një dëshmi e fuqishme e identitetit, rezistencës dhe suksesit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Ekspozita është organizuar nga “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians”  dhe hapet duke filluar nga ora 19:00.

Duke bërë gërshetimin e të kaluarës me të tashmen, ekspozita “Testament” sjell në dritë rrëfimet dhe portretet e 20 profesionistëve nga këto komunitete, të cilët përmes talentit, punës dhe përkushtimit të tyre, kanë sfiduar dhe vazhdojnë të sfidojnë stereotipe, paragjykime dhe të kontribuojnë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Kjo ekspozitë është një thirrje për reflektim dhe ndërdijesim – një dëshmi e guximit për të qëndruar “Vertikalisht”, siç theksohet edhe në mesazhin e saj qendror.

 

lajme të ngjashme