Tesla lëshon një “Model 3” të rimodeluar në Kinë NULL NULL 01.09.2023 21:54 01.09.2023 21:54 Tesla Aksionet e Teslas ranë më shumë se 4 për qind, pasi prodhuesi i automjeteve elektrike zbuloi një “Model 3” të rimodeluar, të prodhuar në Kinë me një distancë më të gjatë drejtim dhe një çmim më të lartë. Ky lansim shënon herën e parë që prodhuesi i automjeteve ka nxjerrë një automjet në Kinë përpara ShBA-së , shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv Automjeti po ndërtohet në fabrikën e Teslas në Shangai dhe vjen me një çmim fillestar që është 12 për qind më i lartë se modeli i mëparshëm bazë në shtetin kinez. Gjithashtu, automnjeti do të eksportohet në tregje të tjera si në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme.