Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tesla do të përditësojë funksionin e autopilotit

NULL NULL
12.09.2016 11:23

Tesla do të përditësojë funksionin e autopilotit në veturat e saj si pjesë e karakteristikave të reja për siguri, transmeton Klan Kosova.

Drejtori ekzekutiv, Elon Musk ka deklaruar që veturat e tij shumë shpejt do të kenë funksion më të mirë të radarëve të cilët zbulojnë pengesat më herët.

Ndër të tjera makinat do të sigurohen që ngasësit të kenë më shumë vëmendje përderisa makina është në autopilot.

Një ngasës i Teslas ka vdekur në fillim të këtij viti pasi që teknologjia në makinën e tij kishte dështuar të shoh me kohë një kamion.

lajme të ngjashme