Terziq jep dorëheqje nga Dortmundi NULL NULL 13.06.2024 14:01 13.06.2024 14:01 Edin Terziq jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dortmundit Edin Terziq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Borussia Dortmundit. Lajmi u bë i ditur nga mediat gjermane. Ende nuk dihet se cila ishte arsyeja që çoi në ndarjen e rrugëve në mes të kroatit dhe skuadrës gjermane. 41-vjeçari ka pasur dy sezone mjaft të mira me “milionerët: gjermanë. Në edicionin e parë ai gati sa nuk e fitoi Bundesligën, derisa sivjet u shpall nënkampion i Evropës, ku në finale të Champions League u mposht nga Real Madrid, me rezultat 2:0. Edin Terziq, kishte kontratë me BVB 09 deri në vitin 2025.