Tërshani: Këtë herë partitë po lënë më shumë hapësirë për marrëveshje pas zgjedhjeve (VIDEO) NULL NULL 23.06.2026 21:25 23.06.2026 21:25 Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Tërshani, ka thënë në “Rubikon” se këtë herë partitë politike nuk kanë vendosur vija të kuqe menjëherë pas rezultateve zgjedhore, duke e lënë më të hapur mundësinë për diskutime. Ajo tha se përpara institucioneve të reja janë tri çështje kryesore: konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit. Është e mirë, në dallim prej herëve të kaluara kur qysh në ditën kur janë shpallur ato rezultatet në ditën e zgjedhjeve janë barrikaduar në një anë ose një tjetër. Kanë vendosur vija të kuqe. Tash është një kalim tutje, nëse mund ta quajmë kështu, kur nuk deklarohen me fillim se nga do t’ia mbajnë. Duke e pasur parasysh, tash i kemi tre çështje përpara dhe çështjen e Kuvendit që të them të drejtën, këto kohët e fundit është bërë çështje diskutimi nëse do të formohet ose jo, nëse do të konstituohet si i plotë, duke e marrë parasysh herën e fundit se sa vështirë që ishte konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pastaj edhe qeveria dhe çështja kryesore dhe më e madhja, nëse mund ta quajmë, çështja e presidentit. Me shumë gjasë, krejt partitë e tjera politike po e presin se si do të lëvizë tash kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Sipas Tërshanit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se do të diskutojë me partitë e tjera për çështjen e presidentit, ndërsa për qeverinë dhe kuvendin ka lënë të kuptohet se mund t’i formojë vetë. Ajo vlerësoi se një skenar i tillë mund të vështirësojë bashkëpunimin me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit. Ai në disa deklarime ka përmendur që do të diskutojë me partitë e tjera vetëm për çështjen e presidentit dhe jo për qeverinë dhe për kuvendin. Po, sepse në natën e zgjedhjeve rezultati ishte më i vogël. Pra, edhe me minoritetet e kishte zor ta bënte vetë qeverinë dhe e la të hapur mundësinë e diskutimit për të gjitha, për të trija pozitat shtetërore. Derisa kur u bënë 53, tash edhe me çështjen e votave të diasporës, si të themi, u përmbyll çështja e formimit të qeverisë, nëse Kurti do të lëvizë me skenarin e vjetër, pra të formojë qeverinë si i vetëm me minoritetet. Kështu që për këtë ai po jep disa deklarime herë pas here që për çështjen e presidentit mund të diskutojmë, por për qeverinë edhe kuvendin mund t’i kryej vetë. Tërshani përmendi edhe mundësinë e bashkëpunimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, duke theksuar se çdo marrëveshje e mundshme do të duhej të ishte gjithëpërfshirëse dhe të përfshinte të gjitha pozitat kryesore institucionale. “Por kjo i bie të jetë një skenar që e kemi parë tashmë. Nëse formimi i qeverisë edhe kuvendit kryhet vetëm nga Vetëvendosja, atëherë shumë pak e hiç ka gjasa që partitë e tjera të bashkëpunojnë për çështjen e presidentit, pasi dihet ka qenë çështja me LDK-në, kur krejt çështja te presidenti i ka dhënë një ofertë, pra me katër ministri dhe disa pozita të tjera, por vonë atëherë për një marrëveshje më gjithëpërfshirëse dhe pastaj detajet e tjera që nuk kanë arritur t’i dakordojnë dot”, tha Tërshani.