Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Terrorizmi, sfidë edhe në të ardhmen

NULL NULL
06.09.2015 08:41

Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm fetar dhe terrorizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë sfida edhe në të ardhmen për Policinë e Kosovës.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në 16-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Sipas Maxhunit, krahas të gjitha analizave që janë bërë nga mekanizmat ndërkombëtarë, terrorizmi konsiderohet si sfidë për institucionet e sigurisë edhe në të ardhmen.

“Mirëpo falë nivelit profesional të Policisë, nuk ka vend për shqetësim për asnjërën nga sfidat që i përmenda që në një mënyrë apo tjetrën mund të lidhen në kontekstin e aspektit të sigurisë. Ekziston një gatishmëri shumë e madhe dhe një përkushtim shumë i madh që ta adresojmë çdo shqetësim të qytetarëve të Kosovës në kohë dhe në momentin e duhur”, shprehet Maxhuni.

Lajmin mund ta gjeni në:

http://www.zeri.info/aktuale/49806/terrorizmi-sfide-edhe-ne-te-ardhmen/

lajme të ngjashme