11:49, 15 Tetor 2019

Ndërmarrja Publike “Termokos” nga sot ka filluar sezonin e ri të ngrohjes 2019/2020.

Nëpërmjet një komunikate kjo ndërmarrje bën të ditur se ka përfunduar me sukses të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Pasi kanë përfunduar me sukses të gjitha përgatitjet, testimet e nevojshme të rrjetit dhe të pajisjeve të ngrohjes, si dhe pasi janë analizuar me kujdes ndryshimet e temperaturave të ajrit, menaxhmenti i NP “Termokos” SH.A, ka marrë vendim, që sot, ashtu siç edhe parashihet me aktet ligjore në fuqi, të fillojë furnizimi me ngrohje.”

Tutje në komunikatë shkruan se fillimi i punës do të bëhet me një kapacitet më të vogël, duke u ngritur varësisht nga temperaturat.

“Por, pasi që temperaturat e një pjese të ditës janë relativisht të mira, ndërsa mbrëmjet dhe mëngjeset përcillen me temperatura më të ulëta, furnizimi me ngrohje do t’iu përshtatet ndryshimit të temperaturave të ajrit. Ndërkaq, ditëve të vazhdimësi të sezonit ngrohës, kapacitetet tona do të ngriten gradualisht varësisht nga temperaturat dhe nevoja e konsumatorëve tanë për ngrohje.”

“Duke u bazuar në suksesin e sezonave të kaluara, që janë realizuar nëpërmes sistemit të kogjenerimit, kur kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për të gjithë konsumatorët tanë, shpresojmë në suksesin e sezonit, që sapo kemi nisur. Një risi e këtij sezoni ngrohës do të jetë kyçja për herë të parë në rrjetin e ngrohjes për disa objekte banesore dhe disa objekte institucionale, që do të realizohet në saje të Projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes me fondet e ndara nga Komisioni Evropian.”

Konkurs Pune

Lexo më shumë