Tërmkolli: Dorëheqja e Ramës, shenja për hakmarrje të dyfishtë nga Osmani dhe Kurti NULL NULL 30.11.2021 16:47 30.11.2021 16:47 Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka komentuar zhvillimet e sotme, me rastin e dorëheqjes së Rrahman Ramës nga detyra e Komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Tërmkolli këtë po e sheh si shenjë të ‘’hakmarrjes shtetërore’’ dhe se dorëheqjen e Ramës, po e cilëson si detyrim nga ana e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, njofton Klankosova.tv. ”Shenjat e “hakmarrjes” shtetërore! Pyetje që duan përgjigje! “Detyrimi” i dhënies së dorëheqjes së Rrahman Ramës nga pozita e Komandantit të FSK-së dhe emërimi i Bashkim Jasharit në këtë pozitë, a janë shenja për një hakmarrje të dyfishtë të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës ndaj qytetarëve dhe të gjithë “të tjerëve”?! Së pari, kjo a tregon shenjë hakmarrjeje për humbjen e Bekim Jasharit në zgjedhjet komunale si kandidat joformal i tyre, i VV-së dhe listës imagjinare “Guxo”, më saktë si hakmarrje ndaj qytetarëve që guxuan të votojnë dikë tjetër e jo të preferuarin e tyre?!. Së dyti, nëse janë të vërteta ato që u thanë në disa medie për automjetet e FSK-së, a është shenjë hakmarrjeje ndaj Komandantit të FSK-së i cili vendosë e vepron në bazë të ligjit dhe marrëveshjes me SHBA-të duke refuzuar veprimet parapolitike të Ministrit të Mbrojtjes?! Nëse ka kërkuar Ministri i Mbrojtjes ato që janë thënë në medie, duhej të shkarkohej Ministri i Mbrojtjes për rrezikim të sigurisë nacionale. Nëse kjo ka qenë kërkesë apo miratim edhe i Kryeministrit apo Presidentes, ky vend është në rrezik të madh të kalimit të veprimeve të drejtuesve më të lartë të shtetit nga politika institucionale shtetërore në parapolitikë. Presidentja dhe Kryeministri duhet të deklarohen për arsyet e “ngarkim-shkarkimit” në FSK dhe të japin shpjegime për këto ndryshime emergjente në kreun e saj për të evituar dyshimet në funksionimin e institucioneve shtetërore me ndjeshmëri të lartë, siç është FSK-ja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë